Të dielën, Drag Race 4, i fundit për këtë vit

Të dielën, Drag Race 4, i fundit për këtë vit

Kampionati i Kosovës në auto sport për këtë vit po shkon drejt fundit.

Të dielën mbahet Drag Race 4, e fundit në këtë disiplinë. Në tri garat e deritashme kemi pasur tre fitues të ndryshëm dhe mbetet të shihet nëse ndonjëri prej tyre do ta përsërisë suksesin, apo do të kemi një fitues të ri.

Në Drag Race 1, më 7 maj, fitues doli Leutrim Isufi, në Drag Race 2, më 25 qershor, më i shpejti ishte Burim Habibaj, ndërsa në Drag Race 3, më 6 gusht, fitoi Skender Potera, i cili është bindshëm garuesi më i suksesshëm në Drag Race. E diela mund të “zbulojë” një fitues të ri ose njëri nga të tre të arrijë fitoren e dytë.

Paraqitja në garën e së dielës dhe pajisja me numrat startues bëhet nga ora 08:00-09:30, në pikën e karburantit “Shell” në Sllatinë.

Nga ora 08:30-10:00 bëhet kontrollimi teknik dhe verifikimi i dokumentacionit për të vazhduar më pas me lëshimet e lira, brifingun me garues, kualifikimet dhe garën zyrtare.

Share This