“Të çmendur” pas Mitajt, mbrojtësi kuqezi kërkohet në Francë dhe në Arabinë Saudite
Mario Mitaj është një nga lojtarët më premtues të kombëtares shqiptare dhe një nga futbollistët që spikati në kampionatin Europian 2024. 20-vjeçari shqiptar, aktualisht pjesë e Lokomotivës së Moskës në Rusi, kërkohet nga shumë klube të njohura.
Ka kohë që flitet për interesin e klubeve italiane për Mitajn, por në orët e fundit kanë dalë në skenë edhe dy alternativa të tjera për mbrojtësin kuqezi. Francezët e Nantes synojnë të bëjnë të vetin talentin shqiptar, por interes për të ka shfaqur edhe Al Ittihad, skuadër që ka në përbërjen e saj yje të futbollit botëror si Benzema.
Lokomotiva e Moskës kërkon 7 milionë euro për të lënë të lirë Mitajn, shifër që nuk përbën problem për klubin arab.