
Të ardhurat më të larta në histori, PSG dhe Interi kanë arkëtuar shifra rekord
Finalistet e sezonit aktual të Champions League mund ta konsiderojnë këtë vit si të suksesshëm edhe pse ende nuk dihet se ku do të përfundojë trofeu.
Në Milano dhe Paris fërkojnë duart pasi sezoni në Champions për të dy ekipet ka qenë historik pasi si Interi dhe PSG deri më tani kanë arkëruar më shumë se 135 milionë euro.
Kjo shifër do të jetë edhe dhjetë milionë euro edhe më e madhe për fituesen e kupës më të lakmuar në kontinent. Sipas ekspertëve mësohet se fituesja e Champions League 2024-2025 mund të kthehet në shtëpi me mbi 150 milionë euro. Shifër kjo më e madhe krahasuar me atë të arkëruar nga Reali i Madridit, i cili përfitoi “vetëm” 138.8 mln euro vitin e kaluar.