Tchouameni: Së pari City, pastaj Barcelona

Tchouameni: Së pari City, pastaj Barcelona

Shënuesi i golit të ndeshjes kundër Mallorca-s, mesfushori i Real Madridit, Aurelien Tchouameni ka folur për kanalin zyrtar të klubit:

“Është një ndeshje të rëndësishme për ne, ajo kundër Manchester City të mërkurën, por e dinim se duhet të përqëndoheshim në ndeshjen me Mallorca-n.

Nuk ishte e lehtë, sepse luajtëm një ndeshje shumë të vështirë kundër Manchester City-t, ishim pak të lodhur, por kur luajmë për Real Madridin duhet të japim gjithçka në fushë deri në fund dhe ia dolëm dhe fituam”.

“Kemi një grup shumë të rëndësishëm.

Më kujtohet goli i Bellinghamit në shtëpi kundër Getafes apo Modric.

Ne kemi një skuadër me shumë cilësi dhe e dimë që në fund një lojtar do të tregojë cilësinë e tij, do të shënojë gol dhe do ta ndihmojë skuadrën të marrë tri pikët”.

“Tani synojmë Manchester City-n. Gjithmonë themi se ndeshja e radhës është më e rëndësishmja e sezonit. Por ka shumë.

Ndeshja e parë kundër Manchester City ishte shumë e rëndësishme, ndeshja e kampionatit ishte gjithashtu shumë e rëndësishme dhe le të themi menjëherë se ndeshja e së mërkurës do të jetë gjithashtu e rëndësishme. Pastaj do të jetë tjetra kundër Barcelonës në ligë, por të gjitha janë të rëndësishme”.

Share This