Taulant Dajaku, ‘filozofi’ që demanton vetveten

Taulant Dajaku, ‘filozofi’ që demanton vetveten

Taulant Dajakun jo rrallëherë jemi mësuar ta shohim në cilësinë e ‘analistit’ të futbollit.

Këtij njeriu, i cili sheh vetëm terr në futbollin e Kosovës, sportin që po vlerësohet lart edhe në arenën ndërkombëtare, i paska dal kohë sot që të merret edhe më ndeshjen Kosovë-Izrael.

“Per ndeshjen Kosove-Izrael shoqeria jone ka nje rast unik te dergoj nje mesazh shume te rendesishem per boten jo mesazh politik dhe pa u perfshi ne asnje lloj trajtimi te tille te lojes por duke blere nje bilete, duke derguar secili femijen e vet te veshur me te bardha dhe stadiumi Fadil Vokrri te kete 10 mije femije ne ulset e veta,vetem aq do mjaftonte per te dhene mesazhin e duhur.Jo kunder Izraelit as situates politike por kunder vrasjes se femijve nga dikush qe ka force me te madhe ushtarake dhe ka zgjedhur ne forme te gabuar te mbrohet*. Shoqeria jone do duhej te dergonte kete reagim me kete simbolik domethenese pasi ne ne lekuren tone e dijme me mire se kushdo sa dhimbje shkakton.

Kush harron te kaluaren ajo rrezikon ti perseritet !

P.S …(76% e izraelitve jane kunder formes se si politika atje po tenton te zgjidh problemin dhe po shkakton aq shume vrasje te femijve,edhe vet izraelitet po protestojn per kete masaker kolektive qe vazhdon ende)”, ka shkruar sot Dajaku.

Nuk ka vonuar shumë dhe ‘filozofi’ i futbollit i njohur për vlerësimet e tij të kota, vjen me një sqarim duke demantuar vetveten.

“SQARIM mbi keq interpretimin e nje postimi per ndeshjen Kosove-Izrael qe kishte per qellim sugjerimin qe shoqeria jone ka nevoje per te qene e permbajtur e civilizuar dhe paqesore pa pasur asnje tendence te perdorimit te ndonje parulle politike apo simboli politik pasi do ishte veprimi me i demshem qe i behet Shtetit tone.

Paqja dhe respekti eshte vyrtyti jone shoqerore ndaj e kemi per obligim ti sherbejm Kosoves tone ne cdo aspekt , eshte nje ndeshje sportive nuk duhet perdorur gjuha e urrejtjes as simbolika politike qe do demtonin imazhin e shoqerise tone paqesore pasi ne cdo reagim te papershtatshem e denigrues do perligjnim mosrespektin dhe diskriminimin politik qe Kosoves i’u be ne Rumani dhe te cilin ne te gjithe e kundershtojm pasi eshte ofendues e diskriminues .

S’duhet te bejm dicka qe kur tjeret na e bejn ndihemi te diskriminuar e provokuar .

Kosova eshte djep i qytetrimit europian dhe secili nga ne e ka per detyre te perqoj ato vlera”.

A thua ku po i dhemb këtij “analisti” të dështuar të futbollit?

 

Share This