
Tare vishet kuqezi të hënën, detajet e kontratës me Milanin
Pas disa muajsh të mbushure me hipoteza, thashetheme dhe emrash të mundshëm, më në fund jemi në pikën përfundimtare: Igli Tare do të jetë drejtori i ri sportiv i Milanit duke filluar nga sezoni 2025/26.
Përshpejtimi i nominimit u urdhërua nga pronari i RedBird, Gerry Cardinale, një ditë pas humbjes ndaj Romës që përjashtoi “djallin” nga Europa dhe pas takimit me CEO-n Giorgio Furlani, u arrit një marrëveshje verbale që do t’i lejojë ish-drejtuesit të Lazios të hyjë në kuadrin e korporatës së klubit kuqezi. Tare (zgjedhja e parë e Ibrës) do të nënshkruajë një kontratë trevjeçare (ndoshta me strukturë 2+1 me opsion në favor të klubit) me vlerë 800 mijë euro neto në sezon.
Milani ka vendosur të përshpejtojë duke arritur një marrëveshje të plotë me ish-sulmuesin shqiptar, i cili ka një marrëdhënie të shkëlqyer me Geoffrey Moncada me të cilin do të punojë në sinergji për të zgjedhur trajnerin e ri dhe lojtarët që do të marrë apo sakrifikojë në merkato.
Vlerësimet përfundimtare do të jenë më pas përgjegjësi e CEO-s Giorgio Furlani, por ish-drejtuesi i Lazios, aktualisht i lirë, do të fillojë punë menjëherë: e hëna duhet të jetë dita e nënshkrimit të kontratave, më pas Tare do të ngarkohet zyrtarisht me fillimin e një projekti teknik bazë tre-vjeçar me të cilin Milani, përmes lëvizjeve të rëndësishme dhe me perspektivë, synon të rritet në mënyrë eksponenciale dhe të kthehet sa më shpejt në Ligën e Kampionëve.