Tanimë edhe zyrtare: Caktohet data e super-meçit mes Furyt dhe Usyk

Tanimë edhe zyrtare: Caktohet data e super-meçit mes Furyt dhe Usyk

Adhuruesit e boksit dhe arteve marciale do të kenë mundësinë të shikojnë një duel të vërtetë të zjarrtë në shkurt të vitit 2024, pasi zyrtarisht Tyson Fury dhe Alexander Usyk do të përballen në Riad.

Këtë e ka konfirmuar vetë Fury, i cili më parë duhej të ndeshej me Usykun më 23 dhjetor, po në Riad, pwrcjell lajmi.net.

Mirëpo, “Gypsy King” kërkoi që lufta të shtyhet për disa muaj, duke pasur parasysh se së fundmi ka luftuar kundër ish-yllit të UFC, Francis Enganu, të cilin e ka mundur vetëm pas 10 raundesh.

Kujtojmë se Fury ka rripin e kampionatit WBC në peshën e rëndë, ndërsa Usyk rripat e kampionatit WBA, WBO, IBF dhe IBO

Share This