Talenti i Leverkusenit bën Messin, “Aspirinat” ruajnë kreun e Bundesligës
Bayer Leverkusen në superformë. Skuadra e drejtuar Xabi Alonsi suiguroi fitoren e pestë radhazi në Bundesligë e për rrjedhojë ruan kreun e renditjes me 25 pikë, dy më shumë se Bayerni i Mynihut.
“Viktima” e radhës e “Aspirinave” ishte Frieburgu, që edhe pse u gjend në disavantazh të dy golave arriti ta ngushtonte diferencën, por pa mundur të shmangte humbjen.
Shkëlqeu në radhët e vendëse talenti Wirtz, protagonist në të dy golat e Leverkusenit. Në rastin e parë u shfaq në versionin “Messi” në zonë, duke shmangur disa mbrojtës, për të mposhtur më pas portierin kundërshtar.
Në rastin e golit të dytë shpërtheu nga e majta, duke krijuar kushtet që Hofman të godiste portën, duke goditur shtyllën, me topin që përfundoi në rrjetë pasi u përplas në trupin e portierit.
Frieburgu u kthye në lojë me golin e Gulde në minutën e 70-të, por që nuk mjaftoi për të marrë pikë në Leverkusen.