Talenti i Brightonit kërkohet nga top-klubet angleze
Sulmuesi francez Randal Kolo Muani prej kohësh është duke u kërkuar nga klubi anglez, Arsenal.
Por, sipas medieve britanike, klubi nga ‘Emiratës’, tashmë është duke e monitoruar edhe talentin irlandez Evan Ferguson.
20-vjeçari, i cili është pjesë e Brightonit, pëlqehet nga trajneri i ‘Topçinjve’ Mikel Arteta.
Ferguson në fanellën e Brightonit, në total ka arritur të shënojë plot 17 gola e të asistojë 5 herë në 73 ndeshjet e zhvilluara.
Drejtuesit e Arsenalit, thuhet se janë duke u përgatitur që të nisin negociatat me irlandezin të cilin Arteta për sezonin e ardhshëm.
Ndryshe, Ferguson po ndiqet edhe nga Manchester United dhe Tottenham.