Takimi në Bruksel, Bislimi akuza Petkoviq: Deklarata mashtruese, po mashtron publikun serb

Takimi në Bruksel, Bislimi akuza Petkoviq: Deklarata mashtruese, po mashtron publikun serb

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi ka reaguar me një status në rrjetin social X mbi deklaratat e artikuluara nga kryenegociatori serb Petar Petkoviq, pas takimit tripalësh të mbajtur më 10 qershor në Bruksel.

Bislmi i konsideron deklaratat e Petkoviq si dezinformim me qëllim mashtrimin e opinionit publik mbi përmbajtjen e diskutimeve të takimit.

“E konsideroj të domosdoshme të informoj publikun për deklaratat mashtruese të dhëna nga kryenegociatori i Serbisë, z. Petar Petkoviq, i cili me qëllim mashtron publikun serb për përmbajtjen e diskutimeve gjatë takimit trepalësh,” shkruan Bislimi në reagimin e tij.

Zv.kryeministri thekson më tej se, ndonëse në takim u propozuan nga ndërmjetësi europian tri pika, sikurse: parimet bazë të ndërmjetësimit, hapat përpara në zbatimin e Marrëveshjes së Normalizimit dhe çështje të tjera të mundshme (“any other business”), pala serbe refuzoi këtë rend dite dhe instistoi imponimin e një hierarkie të re temash e diskutimesh.

Ky qëndim, thekson Bislimi, bllokoi diskutimin e të paktën tetë temave të rëndësishme për qytetarët e të dy vendeve.

“Në mënyrë destruktive, Serbia insistoi që të braktiste i tërë rendi i propozuar i takimit dhe të imponohej një hierarki e re temash. Versioni i modifikuar në faqen e internetit ruan datën origjinale pa ndonjë shënim se është ndryshuar më pas. Pjesa tjetër e tekstit është gjithashtu ndryshuar, por vazhdon ta ndjekë skenarin propagandistik të Serbisë për të nxitur urrejtje”, theksoi ai.

Bislimi thekson se ky lloj qasje nga pala serbe dëmton procesin e normalizimit dhe synon dekurajimin serbëve të Kosovës nga integrimi dhe bashkëpunimi ndëretnik. /rtsh/

Share This