Takimi me bizneset, Abdixhiku: Kontribues më të mëdhenj për vendin
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka takuar 150 biznese në vend, që punësojnë krijojnë dhe zhvillojnë, ku, sipas tij, ka pak vende në botë, mund t’i mbledhin kaq kontribues në një vend.
Përmes një njoftimi në ‘Facebook’, Abdixhiku bëri të ditur se nw takim ka prezantuar projektet e ideuar prej tij.
“Me njerëz të ndershëm, punëtorë, inovativë e kreativ – ata që ëndërrojnë vërtetë për një Kosovë që lundron në nivele krejt të tjera të zhvillimit ekonomik”, ka shkruar Abdixhiku.
Ai u shpreh synimin e tij për ta thyer mendësinë e shkuar që në biznese shohin partnerë jo zhvillimorë, por partnerë aksionesh. “Nuk ju shohin juve si mundësi zhvillimi, por aksionet tua si e drejtë përfitimi!”
Abdixhiku tutje tha se si ekonomist me profesion i kupton sfidat e bizneseve, derisa si politikan ai mori për detyrën e “ndërtimit të një rruge të re për Kosovën, një që ngjason vendin tonë me vendet normale të familjes evropiane”.