Takimi ‘live’ në “Debat Plus” – Haradinaj përshëndet Hamzën: “Kryeministër, si je?”

Takimi ‘live’ në “Debat Plus” – Haradinaj përshëndet Hamzën: “Kryeministër, si je?”

Kandidati për kryeministër i AAK-së, Ramush Haradinaj, e përshëndeti rivalin e tij nga PDK, Bedri Hamzën, me fjalët: “Mirëmbrëma, kryeministër, si je?” gjatë takimit ‘live’ në emisionin “Debat Plus”.

Në momentin kur Hamza po largohej nga studioja e RTV Dukagjinit pas intervistës, ai dhe Haradinaj shtrënguan duart në shenjë respekti.

“Deri këtu ka qenë model dhe besoj që kemi kontribuar të gjithë demokracisë në Kosovë,” u shpreh Hamza, duke iu drejtuar Haradinajt.

Share This