Takim në Miami për paqen në Ukrainë –Witkoff dhe Dmitriev: Takimi ishte produktiv për të arritur paqen

Takim në Miami për paqen në Ukrainë –Witkoff dhe Dmitriev: Takimi ishte produktiv për të arritur paqen

Në Miami u zhvillua sot një takim mes të dërguarit special të presidentit rus Vladimir Putin, Kirill Dmitriev, dhe përfaqësuesit amerikan Steve Ëitkoff, i cili po udhëheq përpjekjet e ndërmjetësimit të Shteteve të Bashkuara për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Ëitkoff deklaroi se bisedimet ishin “produktive dhe konstruktive”, duke shtuar se është i inkurajuar nga fakti që Rusia po punon për të siguruar paqen. Në një postim në platformën X, ai theksoi se takimi ishte pjesë e përpjekjeve të SHBA-së për të çuar përpara një zgjidhje paqësore të konfliktit.

Edhe Dmitriev reagoi pas takimit, duke e cilësuar atë si “konstruktiv” dhe duke nënvizuar se diskutimet përfshinë edhe çështje të Grupit të Punës Ekonomik SHBA–Rusi.

Ky takim vjen pas raundit të parë të bisedimeve trepalëshe mes Rusisë, Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës, të mbajtur javën e kaluar në Abu Dhabi. Atje, palët diskutuan pas dyerve të mbyllura mbi çështje të pazgjidhura që lidhen me planin amerikan të paqes.

Një raund i ri bisedimesh është planifikuar për nesër. Sipas Sekretarit të Shtetit Marco Rubio, takimi pritet të jetë dypalësh, por nuk përjashtohet pjesëmarrja e Shteteve të Bashkuara.

Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka sugjeruar shtyrjen e këtij raundi për shkak të tensioneve të rritura mes Uashingtonit dhe Teheranit, duke shtuar një tjetër element pasigurie në procesin e negociatave.

Takimi i Miami-t shihet si një hap i rëndësishëm në përpjekjet diplomatike për të gjetur një zgjidhje paqësore, ndërsa administrata e presidentit amerikan Donald Trump po shton presionin për t’i dhënë fund luftës gati katërvjeçare të Rusisë në Ukrainë. /rtsh/

Share This