Takim kokë më kokë me kryeministrin e ri britanik në Angli, Rama publikon foton
Edi Rama ka ndarë një foto me kryeministrin e ri britanik Keir Starmer.
Dy liderët shfaqen në një tryezë të rrumbullakët në një takim kokë më kokë, në parkun e pallatit Blenheim, vendlindja e ish-kryeministrit Sir Winston Churchill.
“Biseda e parë me kryeministrin e sapozgjedhur britanik, Keir Starmer, në një nga parqet e mahnitshme të pallatit ku lindi e kaloi një pjesë të jetës së vet legjendare, paraardhësi i tij Winston Churchill”, ka shkruar Rama në rrejtet sociale.
Liderët nga vende të ndryshme të Evropës janë mbledhur në Britani për të diskutuar çështje që prekin kontinetin në tërësi dhe të zhvillojnë takime dypalëshe apo diskutime në tryeza të rrumbullakëta.
Ndër çështjet kryesore që janë diskutuar përfshinë luftën në Ukrainë, sigurinë energjetike dhe migrimin.