Takim i përbashkët i FFK-së dhe ECA-s me klubet kosovare

Takim i përbashkët i FFK-së dhe ECA-s me klubet kosovare

Sot është mbajtur takimi i përbashkët i Federatës së Futbollit të Kosovës dhe Asociacionit të Klubeve Evropiane (ECA), me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të klubeve kosovare.

Gjatë takimit u diskutua rreth rolit të ECA-s si organizatë përfaqësuese e klubeve evropiane dhe si partnere e rëndësishme e UEFA-s dhe federatave anëtare. U theksua rëndësia e përfshirjes aktive të klubeve në strukturat e ECA-s, si dhe përfitimet që sjell kjo anëtarësi.

Zyrtari i FFK-së, Indrit Canolli, në fjalën e tij hyrëse shprehu kënaqësinë që klubet kosovare janë pjesë e kësaj organizate, e cila numëron mbi 700 klube nga e gjithë Evropa. Ai uroi që klubet nga Kosova të vazhdojnë sukseset e tyre dhe të jenë sërish pjesë e fazave të ligës, veçanërisht në garat UEFA Conference dhe Evropa Ligë.

Sarah Solémalé nga Asociacioni Evropian i Klubeve u shpreh pozitivisht për këtë vizitë dhe prezantimin me klubet e Kosovës. “Kjo është hera e parë që organizojmë një aktivitet së bashku me Federatën dhe klubet e Kosovës. Ky është një treg i rëndësishëm për ne, sepse kemi shumë anëtarë që i janë bashkuar ACE-së kohët e fundit dhe duam ta prezantojmë. Bashkëpunimi me FFK-në është i rëndësishëm për t’u siguruar që i shërbejmë klubeve në mënyrën më të mirë të mundshme. Ky ishte një takim i shkëlqyer, shumë i suksesshëm dhe shumë i frytshëm”, tha ajo.

Përfaqësuesit e klubeve u shprehën të kënaqur, duke parë mundësinë e bashkëpunimit me klubet evropiane anëtare të ECA-s, si dhe mundësinë për të marrë këshilla profesionale dhe organizative nga kjo organizatë.

Share This