Takim emergjent në Deçan për parandalimin e lojës së rrezikshme që po bëjnë fëmijët në shkolla
Sot (e hënë) është mbajtur një takim emergjent në Deçan, ku të pranishëm ishin Policia e Kosovës si dhe drejtorët e shkollës për ta parandaluar lojën e rrezikshme që po e luajnë fëmijët në shkolla.
Në këtë takim u pajtuan që të ketë reagim të menjëhershëm nga drejtoritë e shkollave, duke nisur me këshilla ndaj prindërve dhe nxënësve.
Për më shumë komunikata e plotë:
“Takim emergjent DKA – Policia e Kosovës, Stacioni Deçan – drejtorët e shkollave
Duke marr parasysh lajmet e publikuara ditëve të fundit në mjetët e informimit publik dhe portaleve të ndryshme, me shfaqjen e fenomenit shqetësues – lojës së rrezikshme, ta bejmë sfiden e rrjeteve sociale që mbanë emrin e super heroit te të vegjëlve, “Supermenit”, DKA në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Stacioni Deçan zhvilluan takim me drejtorët e shkollave, për të marrë masat e nevojshme në shkolla për parandalimin e këtij fenomeni shqetësues!
U pajtuam për reagim të menjëhershëm nga ana drejtorive të shkollave, këshillave drejtuese në shkolla, këshillave të prindërve dhe policisë së komunitetit, që përmes aktiviteteve si; organizimi i takimeve dhe aktivitete ndërgjegjësuese sidomos me nxënës, duke i informuar ata për rreziqet dhe pasojat qe burojne nga kjo lojë.
Drejtori i DKA-së z. Besnik Hulaj tha se është e rendësishme që të bashkëpunojmë ngushtë me të gjitjë akteret tjerë bashkëpunues në parandalimin e kesaj dukurie negative”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.