Taipi ribashkohet me Gjilanin

Taipi ribashkohet me Gjilanin

Gjilani ka njoftuar rikthimin e mesfushorit Shqiprim Taipi, i cili ka firmosur një marrëveshje që do ta mbajë në ekip deri në verën e vitit 2026.

“Gjilani komunikon rikthimin e Shqiprim Taipit pas një përvoje në kampionatin elitar të Kazakistanit.

Klubi dhe futbollisti Taipi kanë gjetur rrugën e bashkëpunimit sërish, duke zgjatur dorën e rikthimit për një marrëveshje deri në verën e vitit 2026.

Taipi ishte pjesë e ‘kuqebardhëve’ në edicionin 2023/24, derisa pati paraqitje pozitive dhe ndihmoi ekipin në arritjen e objektivave. 27 vjeçari rikthehet me shije të mirë në shtëpi, pas të kaluarës te ekipi kazak Zhetysu”, ka njoftuar Gjilani.

“Pas kompletimit të dokumentacionit, Taipi është bashkuar me pjesën tjetër të skuadrës, derisa do jetë në dispozicion të kryetrajnerit Ardian Nuhiu duke nisur nga pjesa pranverore e kampionatit”.

Share This