Tahiri për deklaratën e Macronit rreth Asociacionit: Nuk u përmend njohja, diplomacia e Kosovës ka dështuar
Ish-kryenegocitorja e Kosovës, Edita Tahiri është shprehur se diplomacia e Kosovës ka dështuar.
Kjo për faktin se, sipas Tahirit, vizita e presidentit francez Emmanuel Macron në Serbi, nuk solli të reja për njohjen e Kosovës nga Serbia, ani pse u përmend Asociacioni, raporton Klankosova.tv.
Përmes një shkrimi në facebook, Tahiri pyet se “ky kori i militantëve të VV-së pse e ka mbyllur gojën për këtë çështje..?”.
“Macron në letrën e tij para vizitës në Serbi përmend Asociacionin por nuk e përmend njohjen e Kosovës nga Serbia – ky fjalor i një anshëm i gjithë vendeve të Quintit është dështim i diplomacisë së Kosovës – pra qysh se ka filluar dialogu mes Kurtit dhe Vuçiqit të gjithë ndërkombëtarët flasin për obligimet zbatuese të Kosovës dhe jo të Serbisë – po ky kori i militantëve të VV-së pse e ka mbyllur gojën për këtë çështje..?”, shkroi ajo.