Tahir Batatina: S’e llogariti fitore nëse nuk ia shënojmë pesë gola Ballkanit

Tahir Batatina: S’e llogariti fitore nëse nuk ia shënojmë pesë gola Ballkanit

Trajneri i Llapit Tahir Batatina thotë se nuk e llogaritë si fitore nëse s’i shënon Ballkanit plot pesë gola në xhiron tjetër.

Skuadra llapjane duhet me patjetër t’i fitojë pikët e plota ndaj kampionit aktual për të mbetur në garë për titull, ku pastaj nëse kjo arrihet atëherë titulli vendoset në xhiron e fundit.

Sidoqoftë, Batatina është mesë i sigurt se e mposhtin Ballkanin, përkundrazi ai thotë se nëse s’ia shënojnë pesë gola atëherë nuk e llogarit as “fitore”.

“Do të luftojmë deri në fund dhe me sinqeritet. Skuadrave të mos u humbet mundi. Shpresoj që Llap e Gollak t’i bëj krenar. Llapi do t’i ketë dy superpërforcime për garat evropiane. Për sezonin tjetër do të jemi shumë të fortë. Në Kosovë, vetëm një stadium është plot me ‘Legjenda’”.

“Llapi gjithmonë ka dhënë për futbollin, ka dhënë legjenda të futbollit. Ballkani do të vijë te ne të luajë me kampionin moral, nuk do të luajë lojë miqësore, por do të luajë lojë të fortë. Nga lojtarët do të kërkoj pesë gola, ashtu siç kemi bërë më herët ndaj Ballkanit. Më pak se pesë gola nuk e llogariti fitore”, deklaroi Batatina pas ndeshjes për “ArtMotion”.

Përndryshe, Drita mund të themi se 99 për qind është jashtë garës për titull, kësisoj titulli do të vendoset mes Llapit e Ballkanit.

Share This