Taekwondistët tanë shkëlqejnë edhe në Talin të Estonisë

Taekwondistët tanë shkëlqejnë edhe në Talin të Estonisë

Pas suksesit në Kampionatin Evropian të shteteve të vogla, taekwondistët tanë patën paraqitje të mirë edhe në dy gara tjera ndërkombëtare, “Tallin Open G1” dhe “President Cup”, të mbajtura në Talin të Estonisë.

Në “Tallin Open G1”, Bleron Ademi fitoi medaljen e artë për senior, kategoria -54 kg, ndërsa tek “President Cup”, shkëlqyen Mal Sahiti (-68 kg) dhe Jon Gashi (-73 kg), duke fituar medaljet e arta për juniorë.

Në këtë garë, tek seniorët, Ademi dhe Elion Agushi dolën të pestët, duke treguar po ashtu performancë të lartë.

Të tre garuesit janë bursistë “Shpresa Olimpike 2024”.

Share This