“Ta nisim me fitore”, një interist kërcënon Shqipërinë
Italia e fillon rrugëtimin në Euro 2024 përballë Shqipërisë, duel i programuar në datën 15 qershor.
Në “Signal Iduna Park” të Dortmundit. Kroacia dhe Spanja janë dy skuadrat e tjera të grupit B, ndryshe “grupi i ferrit”.
Matteo Darmian, mbrojtësi polivalent i Interit, është gati të japë kontributin e tij për kampionët në fuqi të Europës. Sipas 34-vjeçarit është shumë e rëndësishme që të kaltrit ta nisin mirë kundër kombëtares shqiptare.
“Duke pasur parasysh historinë tonë, ambiciet janë të larta dhe duhet të synojmë maksimumin. Duke dhënë gjithçka që kemi. Pavarësisht se mund të mos kemi cilësinë e të tjerëve.
Është thelbësore që ta nisim mbarë. Nuk mendoj se ndeshja me Shqipërinë është vendimtare, por ne duam ta nisim Europianin me fitore. Ta fillojmë me këmbën e duhur”, u shpreh kampioni i Italisë me zikaltrit e Inzaghit.