Sylvinhos i shkon dëm udhëtimi në Angli, Broja s’është as në stol te Fulhami sepse …

Sylvinhos i shkon dëm udhëtimi në Angli, Broja s’është as në stol te Fulhami sepse …

Trajneri i Kombëtares sonë Sylvinho, kishte prenotuar një biletë për ndeshje e Premier League-s Fulham-Aston Villa që ka nisur në orën 16:00.

Qëllimi brazilianit ishte të ndiqte nga afër në aksion Armando Brojën.

Gjithsesi pak orë para këtij takimi, trajneri i kuqezinjve ka marrë lajmin e hidhur se sulmuesi nuk do të ishte në fushë, madje as në stolin e rezervave.

Arsyeja nuk ka të bëjë me ndonjë vendim të trajnerit apo dëmtim të “bomberit”, por për faktin se Broja ka pasur temperaturë të lartë.

Share This