Sylvinho tregon arsyen e mosftesës për Mirlind Dakun

Sylvinho tregon arsyen e mosftesës për Mirlind Dakun

Kombëtraja e Shqipërisë sot ka publikuar listën me futbollistët e ftuar për dy ndeshjet e muajit mars, kundër Anglisë dhe Andorës, të vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës.

Selektori Silvinho në listën prej 26 futbollisteve nuk e ka ftuar sulmuesin Mirlind Daku, ku janë shtuar shumë pyetje për këtë vendim shkruan IndeksOnline.

Por tekniku brazilan gjatë konferencës për media, ka bërë të ditur se Daku nuk është ftuar për shkak të lëndimit, ashtu siç kishte deklaruar edhe vet futbollisti pak ditë më parë.

Sylvinho deklaroi se për shkak të lëndimeve nuk janë ftuar edhe Mario Mitaj, Elseid Hysaj, Mirlind Dakun dhe Keidi Barën.

“Do mundohem të flas pak dhe do t’ju lejoj ju të flisni më shumë. Do ta nis me 4 lojtarët që nuk janë në listë për shkak dëmtimi. Mario Mitaj ka problem në pubalgji dhe është vendosur të operohet. Keidi Bare ka dëmtim në pulpë dhe nuk është i disponueshëm për momentin, ka pasur komunikim mes doktorit tonë dhe klubit të Zaragoza-s. Me Elseid Hysajn kam komunikuar vetë dhe mund të jetë i gatshëm për t’u rikthyer pas pauzës së Kombëtares për t’u trajnuar me ekipin e tij. Daku ka të njëjtin problem, pra në pubalgji, dhe do të ketë mundësi të trajtohet për t’u rikthyer shpejt me ne dhe skuadrën e tij.”, deklaroi Sylvinho.

Share This