Sylvinho: Tash kam gjashtë muaj përpara për të grumbulluar më të mirët
Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho ka thënë se tash pas kualifikimit në Euro 2024 ka gjashtë muaj në dispozicion për ta monitoruar situatën e lojtarëve dhe për t`i grumbulluar më të mirët.
Ai ka folur në një intervistë në RTSH, ku është ndalur te emocionet, puna, jeta në Tiranë, rinovimi…
“Kemi gjashtë muaj përpara, do të kem pak mundësi të shoh lojtarët nga afër . Ajo që duhet të bëj është t’í monitorij të gjithë, të udhëtoj për t’í ndjekur… sepse unë do të grumbulloj njëzet e tre më të mirët, për të shkuar në Evropian”, ka thënë ai.
Braziliani ka folur edhe për rastin Armando Broja.
“Ai është një lojtar kalibri të jashtëzakonshëm, por ai pati një dëmtim të rëndë. U rikthye muajin e fundit, por pati sërish problem… u rikthye, por u dëmtua sërish, ndodhi disa herë. Ne folëm këtu në Tiranë së bashku. Ai duhet të kujdeset shumë për gjëndjen e tij, është një lojtar shumë i fortë dhe potent. Por kishte 11 muaj pa zbritur në fushë, gati një vit që nuk luante më shumë se 20 minuta… por kjo për një lojtar…”, ka thënë Sylvinho.
“Të paktën ai tani është mirë dhe po rikuperon, tani ka një muaj të rëndësishëm sepse Premier Liga nuk ndalet. Dhjetor, janar, shkurt…Shpresoj të rifitojë formën… sigurisht është një lojtar i shkëlqyer… Ai për më tepër sqaroi se nuk ka asnjë problem mes nesh, janë lajme false. Djalë i shkëlqyer…”.