Sylvinho: Shqiptarët dinë të godasin mirë nga distanca

Sylvinho: Shqiptarët dinë të godasin mirë nga distanca

Kombëtarja e Shqipërisë gjatë fazës kualifikuese për “Euro 2024”, më së shumti u veçua për golat nga jashtë 16-metershit.

E pikërisht në lidhje me këtë, trajneri i kombëtares shqiptare Sylvinho u pyet nga BBC.

“Ata me të vërtetë dinë ta godasin topin nga distanca, e kanë atë në vete dhe e duan atë, kështu që unë i inkurajoj ta bëjnë këtë. Nëse ata mendojnë se kjo është gjëja më e mirë për ta bërë, ju lutemi gjuani në portë!”, ka thënë Sylvinho.

Shqipëria në Evropian në fazën e grupeve do të ballafaqohet me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë.

Share This