Sylvinho publikon listën e kuqezinjve për ndeshjet e tetorit
Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho të premten, ka publikuar listën e lojtarëve për ndeshjet e tetorit në Ligën e Kombeve.
Kuqezinjtë luajnë ndaj Çekisë (11 tetor, “Epet Arena”, 20:45) dhe Gjeorgjisë (14 tetor, “Mikheil Meskhi Stadium”, 20:45).
Strategu brazilian ka zbardhur listën me 24 lojtarë të grumbulluar për dy ndeshjet e këtij muaji.
Në portë janë: Thomas Strakosha, Elhan Kastrati dhe Alen Sherri.
Në mbrojtje: Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Andi Hadroj, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Marash Kumbulla dhe Enea Mihaj
Në mesfushë: Ylber Ramadani, Kristjan Asllani, Amir Abrashi, Adrion Pajaziti, Qazim Laçi, Nedim Bajrami dhe Ernest Muçi.
Në sulm: Jasir Asani, Taulant Seferi, Arbër Hoxha, Myrto Uzuni dhe Mirlind Daku.
Grumbullimi i lojtarëve do të nisë që të dielën në Tiranë, ndërsa grupi i lojtarëve pritet të jetë i plotë të hënën më 7 tetor.
Seancat stërvitore do të zhvillohen në “Shtëpinë e Futbollit”, ndërsa të enjten kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Çekisë.