Sylvinho: Kundër Andorrës nuk mund të gabojmë

Sylvinho: Kundër Andorrës nuk mund të gabojmë

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, në konferencën për medie, një ditë para ndeshjes me Andorrën, ka paralajmëruar se do të ketë ndryshime përsa i përket formacionit dhe strategjisë së lojës.

Strategu brazilian fillimisht ka folur për disfatën e pësuar kundër Anglisë.

“Ata ishin me një trajner të ri, kanë në skuadër lojtarë që luajnë në klubet më të mira në botë. Sigurisht, me ekipe të tilla duhet të shikosh hapësira, nëse të lënë hapësira. Mendoj se ishim në lojë deri në momentin e pësimit të golit të dytë, më pas loja ishte e mbyllur. Me ekipe të tilla, nëse nuk je i përqëndruar, mund të pësosh edhe 5 gola”, tha ai.

“Me një ekip si Anglia ne duhet të mbroheshim mirë dhe më pas të riniseshim në hapësirat që do të gjenim. U munduam të bëjmë diçka ndryshe, por mbrojtësit e qendrës ishin shumë të fortë. Kësaj radhe do provojmë diçka strategjikisht ndryshe, sepse është një skuadër tjetër”.

“Nesër kemi një rrugë ku nuk duhet e nuk mund të gabojmë, një ndeshje shumë e vështirë. I kam parë ndaj Letonisë, një goditje standarte ndërroi ndeshjen. Ne duhet të gjejmë hapësira që nuk janë, nuk është e thjeshtë, të gjejmë hapësirë për të luajtur, shënuar, të gjejmë sa më shumë. Sot kemi një stërvitje taktike për të gjetur këtë hapësirë”.

Share This