Sylvinho humb njeriun e shtrenjtë
Trajneri i Kombëtares shqiptar, Sylvinho ka humbur njeriun e shtrenjtë, nënën e tij.
Braziliani ka udhëtuar menjëherë drejt Brazilit për të qenë pranë familjes së tij në këtë moment të vështirë.
Lajmi është bërë i ditur nga Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili me një mesazh të publikuar në rrjetet sociale ka shprehur hidhërimin e tij për këtë humbje dhe i shpreh ngushëllimet më të thella trajnerit Sylvinho.
“Me hidhërim të thellë mësova lajmin e ndarjes nga jeta të nënës së trajnerit të Kombëtares sonë, Sylvinho. Në emrin tim, në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe të çdo anëtari të komunitetit të futbollit i përcjell trajnerit Sylvinho ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe. Në këtë moment të vështirë i gjendemi pranë Sylvinhos dhe familjes së tij, që humbën një njeri shumë të dashur për ta. U prehtë në paqe!”, shkruan presidenti Duka.