
Sylejman Selimi vazhdon dëshminë në Speciale
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Edhe sot ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi, i cili është dëshmitari i 121 i Prokurorisë në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, vazhdon dëshminë për të tretën ditë.
Dje nga Selimi u kërkuan informacione rreth rastit Drenica 2, për çka edhe pati kundërshtime nga avokati i Kadri Veselit, raporton RTKlive. Ky i fundit tha se prokurori po vepron si avokat mbrojtës, ndërsa aludoi se një grumbull i dokumenteve janë sjellë nga Beogradi.
“Ju a jeni dënuar nga EULEX–i për lëndën Drenica 2 për ndalimin e personave në Likoc”, pyeti Matt Halling, prokuror i Specializuar.