Sveçla e Balla po e luftojnë migracionin e paligjshëm

Sveçla e Balla po e luftojnë migracionin e paligjshëm

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka zhvilluar një takim në Tiranë me homologun e tij, Taulant Balla.

Sveçla është mirëpritur nga ministri dhe menaxhmenti i tij, raporton Ekonomia Online.

Sveçla ka thënë se janë dakorduar për hapa dhe projekte konkrete në avancimin e bashkëpunimit dhe ngritjen e kapaciteteve institucionale dhe teknologjike për më shumë siguri dhe goditje të fuqishme ndaj grupeve kriminale.

Tutje ka shtuar se takimi i radhës së Komitetit Mbikqyrës me Britaninë e Madhe për luftimin e migracionit të paligjshëm do të mbahet në Prishtinë.

“Në takimin vijues të Komitetit Mbikqyrës me Britaninë e Madhe për luftimin e migracionit të paligjshëm, u prezantuan rezultatet konkrete të këtij bashkëpunimi dhe planet e veprimit në mënyrë që ky mekanizëm të jetë sa më efikas. U dakorduam po ashtu që takimi i radhës i këtij Komiteti të mbahet në Prishtinë”, ka thënë ministri Sveçla.

Postimi i plotë:

Kënaqësi si gjithmonë të takohem me mikun dhe homologun tim Taulant Balla në Tiranë dhe me menaxhmentin e Policive të dy shteteve tona, pak para Takimit të Komitetit Mbikëqyrës me Britaninë e Madhe për luftimin e migracionit të paligjshëm. Diskutuam për rezultatet përbashkëta të arritura në kuadër luftimit të të gjitha formave të krimit si një vizion i yni për një rajon më të sigurt. U dakorduam për hapa dhe projekte konkrete në avancimin e bashkëpunimit dhe ngritjen e kapaciteteve institucionale dhe teknologjike për më shumë siguri dhe goditje të fuqishme ndaj grupeve kriminale. Në takimin vijues të Komitetit Mbikqyrës me Britaninë e Madhe për luftimin e migracionit të paligjshëm, u prezantuan rezultatet konkrete të këtij bashkëpunimi dhe planet e veprimit në mënyrë që ky mekanizëm të jetë sa më efikas. U dakorduam po ashtu që takimi i radhës i këtij Komiteti të mbahet në Prishtinë.

Share This