Surpriza për Verrattin dhe lajmi i mirë për Mbappe-n, rrëfehet Luis Enrique

Surpriza për Verrattin dhe lajmi i mirë për Mbappe-n, rrëfehet Luis Enrique

Luis Enrique nuk e kishte në plane, dhe Marco Verratti zgjodhi të largohej nga PSG pas 11 vitesh në kryeqytetin francez.

Duke u transferuar në Katar tek Al-Arabi. Klub ku do të përfitojë rreth 30 mln euro në sezon.

Trajneri spanjoll, i pyetur për largimin e mesfushorit italian, është përgjigjur shkurt. Duke u ndalur edhe te Verratti, i cili fitoi 30 tituj me fanellën e PSG-së. Teksa të premten do t’i bëhet një nderim për sezonet e kaluara në “Parc des Princes”.

“Kam një skuadër të ekuilibruar dhe një kontingjent të shkëlqyer, me shumë opsione dhe alternativa. Jemi të kompletuar në mesfushë. Nesër, Verratti do të jetë i pranishëm, dhe do të nderohet në ‘Parc des Princes’. Do të jetë një homazh i bukur për një lojtar kaq të rëndësishëm. Shpresoj që Marco dhe familja e tij do të jenë në gjendje ta kujtojnë atë që do të ndodhë për një kohë të gjatë”, u shpreh Luis Enrique.

Më pas një koment për Kylian Mbappe, i cili pritet të zbresë në fushë në duelin PSG-Nice, që do të zhvillohet të premten (SuperSport 3, 21:00).

“Ka vuajtur këtë javë, të shohim si do të ndihet, por mendoj se do të jetë gati për takimin e radhës”, theksoi trajneri i kampionëve të Francës.

Share This