Superliga vjen sot me superderbin Trepça-Sigal Prishtina
Elita e basketbollit të Kosovës, rikthehet sot me dy ndeshjet e javës së 16-të.
Sot zhvillohet një nga derbit më të mëdhenj në vendin tonë, ku përballen Trepça dhe Sigal Prishtina.
Mitrovicasit janë liderë me 13 fitore e dy humbje, kurse prishtinasit janë në vendin e tretë me dhjetë fitore e pesë humbje.
Në dy ballafaqimet e këtij edicioni, ‘Xehetarët’ fituan 78:66 si vendas dhe 66:76 si mysafirë. Përballjet mes këtyre dy skuadrave gjithmonë kanë qenë interesante dhe janë zhvilluar në një atmosferë të zjarrtë sportive dhe kështu pritet edhe të shtunën.
Sfidë po ashtu interesante sot pritet të luhet edhe në duelin mes Bashkimit dhe Vëllaznimit. Prizrenasit janë në vendin e shtatë me katër fitore e 11 humbje, kurse kuqezinjtë në vendin e pestë me shtatë fitore e tetë humbje, andaj është një duel shumë i vlefshëm për dy skuadrat.
Ndërkaq, dy ndeshjet e fundit të kësaj xhiro, do të luhen nesër pasdite, ku do të përballen Golden Eagle Ylli-Istogu dhe Proton Cable Prizreni-Peja.
Në sfidën e parë therandasit janë në vendin e katërt me nëntë fitore e gjashtë humbje, ndërsa istogasit janë në vendin e fundit me një fitore e 15 humbje.
Dueli i fundit i kësaj xhiro është mes Proton Cable Prizrenit dhe Pejës. Prizrenasit janë në vendin e gjashtë me pesë fitore e dhjetë humbje, kurse pejanët janë në vendin e dytë me 11 fitore e katër humbje. Sfida pritet të jetë interesante për të përmbyllur këtë xhiro, ndërsa stinori pranveror pritet të jetë shumë interesant.
Superliga/Java 16
Sot takohe:
17:00 Trepça – Sigal Prishtina
19:00 Bashkimi – Vëllaznimi
Nesër takohen:
17:00 Golden Eagle Ylli – Istogu
19:00 Proton Cable Prizreni – Peja