
Superliga vjen sot me përballjen Dukagjini-Llapi
Superliga e Kosovës në futboll, vjen sot me ndeshjen e fundit të javës së 27-të.
Dukagjini i bën ‘konak’ Llapit, në një sfidë tejet të rëndësishme për të dy skuadrat në garën për t’i ikur zonës së rrezikshme.
Klinasit aktualisht ndodhen në vendin e tetë me 32 pikë, kurse, llapjanët kanë dy pikë më pak në pozitën e parafundit.
Ndeshja mes Dukagjinit dhe Llapit nis në orën 15:00.