Superliga vjen sot me kryederbin Gjilani-Drita
Superliga e Kosovës në futboll, sot vazhdon me dy ndeshjet e fundit të javës së 17-të.
Padyshim se kryendeshja luhet në Gjilan, ku skuadra më të njëjtin emër sfidon Dritën, derbi që gjithnjë sjellë duel të ‘nxehtë’ jo vetëm në fushë, por edhe jashtë fushës së blertë për shkak të rivalitetit të madh që ekziston mes këtyre dy skuadrave gjilanasve.
“Intelektualët” do të mundohen t’i fitojnë tri pikët për ta ruajtur distancën ndaj ndjekësve, kurse “Skifterat” kanë nevojë për pikë po ashtu, por për një synim tjetër – për t’i ikur fundit të tabelës pasi e shohin veten vetëm një pikë larg zonës së rrezikimit.
Krahas derbit mes Gjilanit dhe Dritës do të luhet edhe përballja mes Feronikelit 74 dhe Prishtinës.
Ekipi nga Drenasi e ka të domosdoshme fitoren për t’i mbajtur gjallë ato pak shpresa dhe gjasa që i kanë mbetur për mbijetesë.
Nga ana tjetër, prishtinasit duan t’ju japin fund gabimeve dhe ta gjejnë vazhdimësinë e fitoreve për të mbetur në garë për të shkuar në Evropë në edicionin e ri.
Superliga / Java e 17-të
Sot takohen:
Gjilani-Drita
Feronikeli ’74-Prishtina
Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 13:00.