Superliga vjen sot me kryederbin Gjilani-Drita

Superliga vjen sot me kryederbin Gjilani-Drita

Xhiroja e 17-të e Superligës së Kosovës në futboll, do të vazhdojë sot me dy superduele.

Kryendeshja e kësaj fundjave luhet në Gjilan, ku skuadra më të njëjtin emër sfidon rivalin lokal, Dritën.

Dueli mes këtyre dy skuadrave me rivalitetin më të madh në futbollin tonë, si çdo herë në duelet e tyre, pritet të sjellë një ndeshje të fortë dhe cilësorë, jo vetëm për rivalitetin që ekziston prej kohësh mes këtyre dy skuadrave, por edhe për rëndësinë e pikëve nga kjo sfidë.

Drita aktualisht ndodhet në vendin e tretë me 28 pikë, derisa Gjilani renditet e shtata me 17 sosh.

Ndërkaq, në ndeshjen tjetër të së dielës Feronikeli ’74 para tifozëve të tyre do të ndeshet me Dukagjinin, një tjetër ndeshje e rëndësishme për të dy skuadrat.

Superliga /Java e 17-të

Sot takohen:

Gjilani-Drita

Feronikeli ’74-Dukagjini

Të dy ndeshjet fillojnë në orën 13:00.

Share This