Superliga vjen sot me dy supersfida

Superliga vjen sot me dy supersfida

Superliga e Kosovës në futboll, do të vazhdojë sot pasdite me dy ndeshjet e fundit të javës së nëntë.

Kryesfida do të luhet në Suharekë ku ndeshën rivalët lokal, Ballkani dhe Suhareka, duel ky që pritet të sjellë një ndeshje të fortë dhe cilësore.

Ndërkaq, në ndeshjen tjetër do të përballen Dukagjini dhe Llapi, një tjetër sfidë që pritet të sjellë një ballafaqim joshëse pasi që pikët janë tejet të rëndësishme për të dy skuadrat.

Të dy ndeshjet do të transmetohen drejtpërdrejt në Radio Kosova.

Superliga / Java e nëntë

Sot takohen:

Dukagjini – Llapi

Ballkani – Suhareka

Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 13:00.

Share This