Superliga vjen sot me dy superduele

Superliga vjen sot me dy superduele

Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshjet e fundit të javës së shtatë.

Kryendeshja e kësaj mesjave luhet në “Fadil Vokrri”, ku do të përballen Prishtina dhe Dukagjini, sfidë kjo tejet e rëndësishme për të dy skuadrat.

Kryeqytetasit aktualisht ndodhen në pozitën e pestë me nëntë pikë të tubuara, derisa klinasit kanë tri pikë më pak në vendin e tetë.

Duel tejet i rëndësishëm luhet edhe në “Rexhep Rexhepi” të Drenasit, ku do të ballafaqohen Feronikeli ’74 dhe Drita. Nikli që ndodhet në vendin e parafundit me gjashtë pikë, në duel me gjilanasit vijnë pas fitores në udhëtim tek Liria.

Kurse, Drita pozicionohet në vendin e tretë me nëntë pikë të tubuara.

Superliga / Java e shtatë

Sot takohen:

Prishtina-Dukagjini

Feronikeli ’74-Drita

Të dy ndeshjet fillojnë në orën 15:00.

Share This