Superliga vazhdon sot me dy superpërballje 

Superliga vazhdon sot me dy superpërballje 

Superliga e Kosovës në futboll, do të vazhdojë sot me dy ndeshjet e javës së 19-të.

Llapi i bën ‘konak’ Gjilanit derisa Prishtina para tifozëve të saj do të përballet me Suharekën, ballafaqime këto që parashikohet të sjellin ndeshje joshëse pasi që piket janë të rëndësishme në të dy ndeshjet.

Kjo xhiro do të mbyllet të hënën me ndeshjen Ferizaj-Feronikeli ’74.

Superliga /Java e 19-të

Sot takohen:

Llapi-Gjilani

Prishtina-Suhareka

Të hënën takohen:

Ferizaj-Feronikeli

Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 12:00.

Share This