Superliga vazhdon sot me dy superndeshje

Superliga vazhdon sot me dy superndeshje

Pas ndeshjes se djeshme ndërmjet Suharekës dhe Dukagjinit (3-1), Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy superndeshjes, sfida këto që luhen në kuadër të javës së dytë.

Malisheva para tifozëve të saj i bën ‘konak’ Ferizajt derisa Feronikeli në ‘Rexhep Rexhepi’ sfidon Llapin, duele këto që pritet të sjellin ndeshje interesante.

Ndërkaq, të hënën luhet ndeshja mes Gjilanit dhe Ballkanit, derisa derbi mes Prishtinës dhe Dritës luhet më vonë për shkak të pjesëmarrjes së skuadrës gjilanase në Ligën e Konferencës.

Superliga /Java e dytë

Të dielën takohen:

Malisheva-Ferizaj

Feronikeli ’74-Llapi

Të hënën takohen:

Gjilani-Ballkani

Prishtina-Drita (shtyhet)

Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 17:00.

Share This