Superliga vazhdon sot me dy superduele

Superliga vazhdon sot me dy superduele

Sot (e shtunë) janë në program për t’u zhvilluar dy përballje shumë të forta në kuadër të javës së 26-të të Albi Mall Superligës së Kosovës.

Xhiro e 26-të përmbyllet sot me këto dy ndeshje, pasi të enjten është luajtur një dhe dje (e premte) janë luajtur edhe dy takime.

Ndeshja e parë e ditës së sotme është ajo në mes të dy rivalëve të mëdhenj të viteve të fundit, Llapit dhe Ballkanit, e cila do të luhet në stadiumin Zahir Pajaziti në Podujevë.

Në ndeshjen tjetër të ditës, Ferizaj është nikoqir i Dukagjinit në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin e qytetit, raporton telegrafi.

Të dy ndeshjet është paraparë të fillojnë nga ora 14:00.

Share This