Superliga vazhdon sot me dy superduele

Superliga vazhdon sot me dy superduele

Superliga e Kosovës në futboll, vazhdon sot me dy ndeshjet e fundit të xhiros së 25-të.

Pas tri ndeshjeve të djeshme, elita vjen sot me duelet Prishtina-Dukagjini dhe Feronikeli 74’-Drita.

Kryeqytetasit synojnë pikët e plota ndaj klinasve, derisa edhe klinasit në Prishtinë udhëtojnë për të marrë rezultat pozitiv.

Ndërkohë, edhe dueli mes Niklit 74’ dhe Dritës parashikohet të sjellë ndeshje interesante pasi që pikët janë tejet të rëndësishme për të dy skuadrat.

Skuadra nga Drenasi ndodhet në zonën e rrezikshme, kurse, gjilanasit janë në garë për kreun e tabelës.

Superliga / Java e 25-të

Sot takohen:

Prishtina-Dukagjini

Feronikeli 74’-Drita

Të dy ndeshjet fillojnë në orën 13:00.

Share This