Superliga vazhdon sot me dy superduele

Superliga vazhdon sot me dy superduele

Superliga e Kosovës në futboll, vazhdon sot me dy ndeshjet e radhës në kuadër të javës së tretë.

Anëtari i ri i elitës sonë, Fushë Kosova para tifozëve të tyre sfidon Llapin, duel ky që pritet të prodhojë një ndeshje interesante pasi që të dy skuadrat synojnë pikë nga sfidë e rëndësishme për të dy ekipet.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të ditës së sotëm përballen Dukagjini dhe Liria, një tjetër duel joshëse dhe i rëndësishëm për të dy skuadrat.

Ndërkaq, derbi mes Dritës dhe Ballkanit është shtyrë për shkak se kamponi në fuqi i Kosovës po luan në Ligën e Konferencës.

Sot takohen:

Fushë Kosova-Llapi

Dukagjini-Liria

Drita-Ballkani është shtyrë

Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 16:00.

Share This