Superliga vazhdon sot me dy sfida interesante

Superliga vazhdon sot me dy sfida interesante

Superliga e Kosovës në futboll, do të vazhdojë sot me dy ndeshjet e fundit të javës së 23-të.

Dukagjini i bën ‘konak’ Malishevës në një ndeshje ku parashikohet duel interesant pasi që pikët janë tejet të rëndësishme për të dyja skuadrat.

Klinasit aktualisht kanë 25 pikë dhe ndodhen në pozitën e parafundit derisa Malisheva renditet e treta me 37 sosh.

Ndërkohë, sfidë joshëse pritet të luhet edhe në Gjilan, ku skuadra më të njëjtin emër përballet me Feronikelin ’74.

Gjilani zë vendin e pestë me 31 pikë, kurse, Nikli ‘74 është e fundit me vetëm 13 pikë të tubuara.

Superliga/Java e 23-të

Sot takohen:

Gjilani-Feronikeli ‘74

Dukagjini-Malisheva

Të dyja ndeshjet fillojnë nga ora 14:00.

Share This