Superliga vazhdon sot me dy ndeshje interesante

Superliga vazhdon sot me dy ndeshje interesante

Superliga e Kosovës në futboll, do të vazhdojë sot me dy ndeshjet e fundit të javës së 12-të.

Llapi i bën ‘konak’ Fushës Kosovës, në një sfidë ku pikët janë tejet të rëndësishme për të dy skuadrat pasi që llapjanët po ‘luftojnë’ për kreun e tabelës, derisa Fushë Kosova po kërkon më të gjitha forcat t’i ik fundit të tabelës.

Duel tejet i rëndësishëm do të luhet edhe në Prizren, ku Liria do të ballafaqohet me Dukagjinin e Klinës, në një ndeshje ku të dy skuadrat synojnë rezultat pozitiv.

Sot takohen:

Llapi – Fushë Kosova (Mentor Ajeti, Bujar Selimaj, Bashkim Hyseni)

Liria – Dukagjini (Eridon Podvorica, Arbnor Bullatovci, Enis Bejtullahu).

Të dy ndeshjet fillojnë në orën 13:00.

Share This