Superliga vazhdon sot dy ndeshje, spikat derbi Drita-Llapi
Superliga e Kosovës në futboll, vazhdon sot me dy ndeshjet e fundit të javës së parë.
Kryendeshja do të luhet në Gjilan, ku do të përballen Drita dhe Llapi, në një sfidë që parashikohet të sjellë një ndeshje interesante.
Të dy skuadrat kanë kryer më kohë përgatitjet e duhura për sezonin që tashmë ka nisur.
Ndërkohë, Liria e rikthyer në elitën e futbollit tonë, në shtëpinë e tyre do të presë Ballkanin.
Prizrenasit i pret një duel tejet i vështirë pasi që do të ballafaqohen me kampionin në fuqi të Kosovës.
Sfida mes Lirisë dhe Ballkanit transmetohet në Radio Kosova.
Të dielën takohen:
Liria – Ballkani
Drita – Llapi
Fushë Kosova – Gjilani (është shtyrë)
Të dy ndeshjet fillojnë në orën 17:00