Superliga starton sot me dy superduele
Pas dy muajve pushim, emocionet e elitës së futbollit tonë rikthehet këtë vikend.
Edicioni i ri i garave starton sot pasdite me dy ndeshjet e para të kampionatit të ri në Superligë, sezon ky që pritet të sjellë duel dramatike në tri frontet; titullin e kampionit, daljen në Evropë dhe mbijetesën.
Prishtina – Feronikeli 74 dhe Dukagjini – Malisheva, janë dy duelet e parë që zyrtarisht do ta hapin këtë kampionat.
Dueli mes kryeqytetasve dhe skuadrës nga Drenasi transmetohet në Radio Kosova.
Ndërkaq, të dielën luhen dy ndeshjet e fundit të javës së parë, ku do të përballen Liria-Ballkani dhe Drita-Llapi, kjo e fundit është derbi i xhiros së parë, sfidë që do të transmetohet në radion numër një, Radio Kosova.
Kujtojmë se ndeshja mes Fushës Kosovës dhe Gjilanit është shtyrë me kërkesën e mysafirëve pas gjendjes jo të mirë financiare dhe organizative.
Superliga / Xhiroja e Parë
Të shtunën takohen:
Prishtina – Feronikeli 74
Dukagjini – Malisheva
Të dielën takohen:
Liria – Ballkani
Drita – Llapi
Fushë Kosova – Gjilani (është shtyrë)
Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 17:00