Superliga rikthehet sot me dy sfida interesante

Superliga rikthehet sot me dy sfida interesante

Stinori pranveror në Superligën e Kosovës në futboll, nis sot me dy ndeshjet e para të javës së 19-të, ku do të përballen Ballkani-Dukagjini dhe Drita-Malisheva.

Në të dy këto sfida priten duele interesante. Drita aktualisht kryeson tabelën me 40 pikë, shtatë më shumë së ndjekësi Ballkani.

Ndërkaq, të shtunën do të luhen dy ndeshjet e radhës të javës së 19-të, ku ballafaqohen Llapi-Gjilani dhe Prishtina-Suhareka, ballafaqime që parashikohen të sjellin ndeshje joshëse pasi që piket janë të rëndësishme në të dy ndeshjet.

Kjo xhiro do të mbyllet të hënën me ndeshjen Ferizaj-Feronikeli ’74.

Superliga /Java e 19-të

Sot takohen:

Ballkani-Dukagjini

Drita-Malisheva

Të shtunën takohen:

Llapi-Gjilani

Prishtina-Suhareka

Të hënën takohen:

Ferizaj-Feronikeli

Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 12:00.

Share This