Superliga rikthehet sot me dy duele interesante
Dy ndeshjet e ditës së sotme do të hapin javën e 16-të në Superligën e Kosovës.
Llapi, që ka regjistruar dy fitore radhazi së fundmi, do të jetë nikoqir i Malishevës në “Zahir Pajaziti”.
Malishevasit udhëtojnë drejt Podujevës pas humbjes ndaj Ballkanit.
Llapi është i dyti në të tabelë me 28 pikë, kurse Malisheva e pesta me 20 sosh.
Ndeshja e tjetër do të zhvillohet në stadiumin “Përparim Thaçi”, mes dy skuadrave nga zona e rrezikshme, Lirisë dhe Gjilanit.
Te prizrenasit, që kanë vetëm një fitore në elitë të regjistruar në shtator, sot do debutojë trajneri i tyre i ri, Mirsad Jonuz.
Liria është e fundit në tabelë me 9 pikë, pesë më pak se Gjilani që është i teti.
Gjilanasit udhëtojnë drejt Prizrenit pas dy humbjeve radhazi, raporton GE.
Të dy ndeshjet e sotme do të luhen në orarin e zakonshëm, nga ora 13:00.