Superliga rikthehet në mesjavë, ky është superderbi që na pret

Superliga rikthehet në mesjavë, ky është superderbi që na pret

Pas pushimit dyjavor për shkak të ndeshjeve të Kombëtareve, Albi Mall Superliga e Kosovës në futboll rikthehet këtë vikend dhe na sjell disa ndeshje tejet interesante.

Padyshim vëmendja do të jetë te derbi Prishtina – Ballkani që luhet të shtunën nga ora 13:00 dhe pritet një luftë e madhe në fushë, shkruan Ballkani.info.

Prishtina po lufton për katërshen e madhe që dërgon në Evropë, derisa Ballkani nuk guxon të dështojë ndryshe e humb edhe pozitën e parë.

Joshëse do të jetë edhe dueli Malisheva – Drita dy skuadra këto me superekip dhe më të drejtë e meritojnë daljen në Evropë, derisa Llapi që po lufton për titull e pret skuadrën e fundit në tabelë Lirinë.

Më poshtë gjeni komplet orarin e ndeshjeve:

Share This