Superliga rikthehet me ndeshjet e javës së tretë, derbi luhet të enjten

Superliga rikthehet me ndeshjet e javës së tretë, derbi luhet të enjten

Java e tretë në Prince Caffe Superligë pritet të dhurojë sfida shumë interesante.

Derbi i kësaj xhiro është ndërmjet Pejës dhe Trepçës, por kjo sfidë do të zhvillohet të enjten me pajtimin e dy klubeve. Ky është një ballafaqim mes kampionet dhe fitueses së Kupës dhe Superkupës së Kosovës, si dhe dy skuadrave me traditë në basketbollin e Kosovës. Po ashtu të dy skuadrat e kanë nisur kampionatin shumë mirë me dy fitore në dy ndeshje.

Takimi hapës i kësaj xhiro është ndërmjet Vëllaznimit dhe Proton Cable Prizrenit, ku dy skuadrat kërkojnë fitoren e parë në këtë edicion, pasi e nisën me dy humbje.

Sfidë shumë me interes është ajo ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Golden Eagle Yllit. Të dy skuadrat kërkojnë fitoren e dytë këtë edicion, sepse kanë nga një fitore e një humbje.

Të dielën do të ndeshen edhe Istogu me Bashkimin. Për istogasit kjo është hera e parë që luajnë në elitë dhe janë në kërkim të fitores së parë, kurse prizrenasit duan fitoren e tretë në tre ndeshje.

Superliga / Java e Tretë

Të shtunën takohen:

19:00 Vëllaznimi – Proton Cable Prizreni

Të dielën takohen:

17:00 Sigal Prishtina – Golden Eagle Ylli

19:00 Istogu – Bashkimi

Të enjten takohen:

18:00 Peja – Trepça

Share This